Dëbimi i kriminelëve shqiptarë: “Kush kapet në Angli, do kthehet menjëherë në Shqipëri”

14:09 | 9 Korrik 2021

Për nënshkrimin e marrëveshjes mbi luftimin e emigracionit të paligjshëm që u firmos mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologes së tij britanike, Priti Patel, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

Në këtë marrëveshje, theksohet nevoja për thellimin e hetimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kriminale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë.

Përmes arritjes së kësaj marrëveshjeje, kriminelët si dhe shtetasit nga Shqipëria që nuk arrijnë të marrin azil, do të përballen me një kthim më të shpejtë në vendin e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Marrëveshja e re vjen pas numrit të lartë të shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells. Një në tetë të burgosur rezultojnë shtetas jobritanikë.

Patel tha: “Unë jam e vendosur për të rregulluar sistemin tonë të imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të dëbuar ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara