Nga spitali i Traumës ku vizitoi policin e plagosur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari bëri të ditur se rënia në krye të detyrës së 34-vjeçarit Enea Mekolli e çon në 232 numrin e të rënëve në detyrë, ndërsa njoftoi se ka nisur procedurat për shpalljen dëshmor i atdheut.
“Kam kërkuar dhe nisjen e procedurave menjëherë edhe për shpalljen të dëshmorit i atdheut. Kemi plot 232 tashmë sot për fat të keq efektiv policie të cilët janë martirë të policisë. Është një fatkeqësi si për familjen dhe për gjithë shtetin shqiptar. Patjetër kam shprehur dhe më herët në komunikim dhe me drejtorin e përgjithshëm i kam kërkuar të bëhet një vlerësim i plotë katërcipërisht i situatës, respektimit të protokolleve dhe ndërmarrjes së veprimeve të duhura, disiplinore dhe çdo mase tjetër ligjore konform ligjit në fuqi dhe përgjegjësisë që gjithsecili duhet të ketë për menaxhimin e kësaj situate. Nga ana tjetër patjetër jemi pranë edhe familjes së efektivit të plagosur Edison Adri me çdo mbështetje të kërkuar dhe të nevojshme”, tha ai, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Polici mbeti i vdekur gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë për afro 10 vjet.
Në shkëmbimin e zjarrit mbeti i plagosur edhe polici Edison Adri, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...