Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama siguroi sot se investimi në Zvërnec do të sjellë harmoni me zhvillimin e natyrës, kjo falë edhe arkitektit të përzgjedhur nga investitorët për arkitekturën e peizazhit në këtë projekt.
Rama ndau prezantimin e projekteve që ka realizuar studio Turanscape.com nga arkitekti i peizazhit Dong Yugan, në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, ndërkohë që bëri të ditur se ai është arkitekti i përzgjedhur nga investitorët për projektin në Zvërnec.
“Ja njeriu që investitorët e Zvërnecit kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit. Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e peizazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi peizazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit”, tha Rama.
Kryeministri bëri të ditur se Yugan prezantoi sot përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij.
“Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, shtoi Rama.
Nga ana e tij, arkitekti Yugan prezantoi vizionin e studios Turanscape si dhe mënyrën se si trajtohet natyra dhe përballohen ndryshimet e klimës në projektet e tyre.
“Ne investojmë kaq shumë para për të zbutur ndryshimin e klimës çdo vit. Megjithatë zgjidhjet që ofron natyra janë me më pak kosto. Këtu infrastruktura konvencionale”, tha ai, duke prezantuar konceptin e qyteteve “sfungjerë”, që përfshijnë vendosjen e taracave dhe krijimin e ishujve, apo gjithashtu edhe pjesën e copëzimeve të terrenit.
Ai prezantoi projekte konkrete që po zbatohen në qytete të Kinës për të parandaluar dëmet nga përmbytjet.
“Nuk nuk ka nevojë të luftosh me ujin. Duhet përqafuar. Niveli i detit po rritet. Na është dashur në fakt që të transformojmë pjesën e tokës dhe ta shndërronim nga beton në tokë që gjallonte, që frymonte. Mendoj që profesioni ynë është arti i mbijetesës që ndryshon shoqëritë, që ndryshon klimën dhe ne mund të luajmë një rol kyç”, tha ai gjatë prezantimit në Festivalin Bread&Heart në Tiranë.
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...