Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së Kosovës

18:20 | 4 Qershor 2026
E.G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet N.R. po hetohet për veprat penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.