Edhe ditën e sotme ka pasur tensione në parlament, ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD-së Flamur Nokën.
“Tensionet në kuvend janë një skenar i parapërgatitur nga PD-ja për të bllokuar punimet dhe për të krijuar anomali”.
Kështu e ka përkufizuar Taulat Balla situatën e krijuar në një prononcim për mediat.
“Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenar të parapërgatitur në çdo seance ku sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar Kuvendin. Në seancën kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij. Shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet. Na vjen keq që PD është rikthyer një bllokimi që nuk i bën mirë Shqipërisë. Pr. ligji për pakicat ka kaluar përmes një konsensusi të plotë. Kështu e lexon PD votën e 25 qershorit. Fjala për procedure jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit të LSI.” – tha Balla.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...