Krerët e shtetit kanë zhvilluar homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve” , ku sot shënohet edhe 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, së bashku me figura të tjera të politikës në vend kanë vendosur kurora me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”.
Në 80-vjetorin e Çlirimit janë nderuar dhe përkujtuar të gjithë heronjtë që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Monumenti “Nëna Shqipëri” është një statujë e rëndësishme dhe simbolike, e cila përfaqëson nderimin dhe kujtimin e dëshmorëve të atdheut që kanë luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Monumenti u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka një rëndësi të veçantë në histori, pasi përmes tij kujtohet periudha e okupimeve të huaja që kaloi Shqipëria, fillimisht nën pushtimin italian prej 7 prillit 1939, dhe më pas nën pushtimin gjerman pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit, dhe në 29 nëntor 1944, Shqipëria shpalli çlirimin e saj me fitoren e forcave nacionalçlirimtare./rtsh.al/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira