Vishet komplet në të zeza, Kim Kardashian ‘i tmerron’ njerëzit në “Met Gala”

09:30 | 14 Shtator 2021

Ylli televiziv, Kim Kardashian është e njohur për pamjet e saj ekstravagante në “Met Gala”, me theks të veçantë veshjen e saj mahnitshme nga “Thierry Mugler” në vitin 2019.

Kim Kardashian befasoi me veshjen e saj misterioze në eventin më të madh të modës , ku thuhet se u frymëzua nga ish burri i saj Kanye West, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info

40-vjeçarja mbuloi plotësisht fytyrën e saj në një veshje “Balenciaga” tërësisht të zezë kokë e këmbë, përfshirë fytyrën, teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit në New York të hënën.

Ndonëse u shfaq mbuluar plotësisht, Kim shpenzoi orë të tëra në karrigen e makijazhit, me mikun e saj shqiptar Mario Dedivanovic, i cili u kujdes për tretmanin e saj. Artisti 37-vjeçar i makijazhit u shfaq duke aplikuar markën luksoze të kujdesit për lëkurën “La Mer’s Crème de la Mer” në fytyrën e saj.

Nuk dukej të ishte vetëm një krem hidratues në fytyrën e saj, pasi Mario ndau një imazh tjetër të Kimit, i cili tregonte shtesat që po aplikoheshin në flokët e saj.

Pamja e zezë kishte disa pjesë të ndërlikuara pavarësisht nga thjeshtësia e pamjes së saj pasi përfshinte edhe çizme triko të markës “Pantaleggings”.

Aksesorët u mbajtën të njëtrajtshëm pasi ajo gjithashtu kishte doreza të gjata dhe një maskë me fytyrë të plotë e cila e mbante makijazhin e saj të fshehtë.

Ish-burri i saj, Kanye West zgjodhi të anashkalojë ngjarjen, por prania e tij ende arriti të ndihej.

Sipas TMZ, reperi ishte një forcë lëvizëse prapa pamjes, pasi ai “i dha kurajon Kimit të shtyjë përpara kreativitetin dhe imagjinatën e njerëzve përmes artit”.

Edhe Instagrami i Kimit përputhej me pamjen e saj të errët pasi fotografia e profilit të saj ishte ndryshuar në një kuti të zezë e cila ngjante me kopertinën e albumit të ish-burrit, “Donda”.

Ndërkohë ylli që atëherë është tallur në rrjetet sociale nga shumë komentues, të cilët shkruanin se ajo duket si një nga “krijesat më të këqija që ecin në këtë tokë”.

Kim u krahasua me një ‘Dementor’ nga seria e Harry Potter pasi shumë njerëz shkuan në Twitter për të publikuar statuse që talleshin me veshjen e saj në ngjarjen gala.

Të tjerët e krahasuan pamjen e Kimit me kopertinën e albumit të fundit të ish-burrit të saj Kanye West, “Donda”, i cili ishte vetëm një imazh i zi bosh.

Met Gala më në fund është kthyer me organizimin e saj pasi u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Këtë vit, ky organizim u shty në shtator, ndryshe nga vitet e mëparshme ku mbahej në të dielën e parë të majit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara