Në kohën kur mbarë bota po përballet me koronavirusin dhe vetë-izolimin për të shmangur përhapjen, e përditshmja britanike The Independent ka një zgjidhje për të kaluar kohën.
Bëhet fjalë për dëgjimin e albumit të ri të këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, transmeton portali arbresh.info.
“Future Nostalgia” është titulli i albumit, të cilin Dua e publikoi para kohës së paraparë, pasi veçse kishte rrjedhur online.
Ajo ishte e pasigurt nëse do të publikonte gjë gjatë kësaj kohe vuajtjesh.
Por ajo përfundimisht vendosi:
“Unë mendoj se gjëja për të cilën kemi më shumë nevojë për momentin është muzika, dhe ne kemi nevojë për gëzim dhe duhet të përpiqemi të shohim dritën. Shpresoj se ju bën të buzëqeshni dhe shpresoj se ju bën të vallëzoni dhe shpresoj të ju bëj krenar”.
Tutje The Independent ka vlerësuar lartë albumin e Dua me pesë yje.
“Future Nostalgia është 37 minuta të materiali të pastër zanor”, shkruan kritikja Helen Brown.
Gjithashtu është një rikujtim se pse Dua Lipa është ylli i pop-it për të cilën kemi kaq shumë nevojë tani./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...