Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, u pyet se a e mbështet LVV-ja projektin amerikan për gazin e lëngshëm natyror. Ajo tha se mbështesin gasifikimin e thëngjillit.
“Kosova si vendi i pestë në botë me rezerva të linjitit e shohim më të arsyeshme, sepse në situata të krizave, gjithmonë në momente kur ka ndërprerje të furnizimit, është më e sigurt që burimi i energjisë apo lënda e parë për atë projekt energjik të jetë në vendin ku janë impiantet”, tha ajo në Click.
Më tej, Kusari Lila shprehu skepticizmin në lidhje me gazin e lëngshëm natyror.
“Skepticizmi ynë ka qenë te transportimi, gjegjësisht te gazi i cili duhet prapë të transportohet dhe të sillet te gazsjellësi”, tha Kusari Lila.
Kur u pyet se a e kanë ende këtë skepticizëm, ajo u përgjigj:
“Mendoj që nuk ka vendim i cili mund të konfirmojë këtë projekt, por ka një vullnet dhe një interesim të lartë që me kompanitë amerikane të bashkëpunohet në gazifikimin e thëngjillit”, u shpreh ajo.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...