Këngëtarja tashmë e njohur për publikun kosovarë, Saranda Krasniqi, ka lancuar projketin më të ri muzikor me titullin “Diamant”. Në këtë këngë Krasniqi i këndon dashurisë, e të cilën ua dedikon të gjithë atyre që kanë gjetur personin e zemrës.
Mbrëmë, Krasniqi ka bërë të ditur që projketi i saj më i ri është publikuar për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj. Edhe pse kanë kaluar pak orë që nga lancimi, shihet që kënga është pritur mjaft mirë ndërsa në faqën zyrtare të saj në Youtub kënga “Diamant” është klikuar mjaft shumë.
Më një zë të jashtëzakonshëm dhe me një sharm tejët tërheqës, Kransniqi në një kohë rekord ka arritur t’i rrëmbej zemrat e të gjithë shqiptarëve anë e mban vendit.

Ndërsa ajo nuk ndalet së bashkëpunuar me emrat me të njohur të tekstshkruesve shqiptarë. Tekstin dhe muzikën e kësaj këngë e ka përgaditur Ilir Berani, orkestroi Sheki Sound,q ndërsa Record Sound Florent Boshnjaku.
Ndryshe, para pak muajve, Krasniqi në një duet tepër prekës me vajzën e saj Sidorelën, i kanë kënduar dëshmorëve të Krushës së Madhe. Këngë kjo e cila ka mbetur si një gjurmë dhe një kujtim i bukur për të gjithë banorët e këtij vendi.
Krasniqi nuk do të ndalet me kaq, së shpejt ajo do të vjen edhe me projkte të tjera muzikore.
Më poshtë gjeni linkun e këngës:
https://www.youtube.com/watch?v=ZyEuaYwv3kM
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...