Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve

10:21 | 7 Qershor 2026
E.G

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, ka njoftuar se ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

Ai ka thënë se pas ankesave të banorëve ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij ministri është parë me veturë zyrtare, i shoqëruar nga kryetari i partisë dhe sigurimi i tij personal.

“Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe bodygardët e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë. E denoncuam në polici, u hap rast”, ka thënë ai.