Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet ta thoni fjalën tuaj sot

10:36 | 7 Qershor 2026
E.G

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor.

Gjini ka votuar në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.

“Nga Gjakova ku votuam bashkë me familjen në këtë ditë të mirë e me mot të mrekullueshëm, u bëra thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë. Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet ta thoni fjalën tuaj sot, duke e marrë të ardhmen e vendit në duart tuaja.”, ka shkruar ai.

“Urime të gjithëve dhe shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë sa më të mira për Kosovën tonë!”, tha mes të tjerash Gjini./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale