U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi ushtroi të drejtën e votës në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së lartë në forcimin e demokracisë.
“Me këtë rast nga këtu ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, ditë e diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, deklaroi Haxhiu.
Ajo bëri thirrje për maturi, respekt dhe dashuri ndaj vendit gjatë procesit zgjedhor.
“Ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, por po ashtu edhe dashuri për vendin”, u shpreh ajo.
Haxhiu falënderoi mediat për punën në terren dhe uroi një proces zgjedhor të qetë dhe të lehtë për të gjithë.
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...