Sot në fshatin Pavlan të Pejës iu dha lamtumira e fundit 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me katërçikletë.
Mes dhimbjes së madhe që ka prekur familjen Kelmendi dhe të gjithë të afërmit, në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë fytyra publike e ish-banorë të Big Brother VIP Albania e Big Brother VIP Kosova.
Në mesin e tyre ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, këngëtari Luiz Ejlli, i cili u pa teksa ngushëllonte babain e Gjestit.
Fotografitë e publikuara tregojnë momentet prekëse, ku Luizi me shumë respekt dhe dhimbje i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi.
Prania e tij në këtë ditë të rëndë ishte një gjest solidariteti dhe mbështetjeje për Gjestin dhe familjen e tij, duke treguar se dhimbja e humbjes së një jete të re ka prekur gjithë shoqërinë.
Ceremonia u zhvillua në prani të qindra qytetarëve, miqve, kolegëve dhe figurave publike që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e Eldionit dhe për të qenë pranë familjes së pikëlluar në këtë moment të vështirë. /Telegrafi/
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak