Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje më e ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit

13:58 | 7 Qershor 2026
E.G

15, 51 përqind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 13:00.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së bëhet fjalë për 304,033 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri më tani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Bëhet fjalë për pjesëmarrje më të ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në ora 13:00 kishin votuar 18,60% e votuesve.