Kandidati Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Kabashi theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme për vendin dhe demokracinë, duke nënvizuar se çdo votë ka peshë në përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të Kosovës.
Ai gjithashtu inkurajoi qytetarët që të kontribuojnë në procesin demokratik përmes votës së tyre, duke apeluar për respektim të rendit dhe qetësisë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.
“Ju bëjmë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejten e tyre të votës që të votojnë në këtë ditë të rëndësishme për vendin kushtetuese dhe demokratike, pasi çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetarë e ka mundësinë të përcaktojë drejtimin e vendint. Ftojmë pjesmarrësit të ruajnë qëtësin deri në përfundimin e procesit të votimit”, tha Kabashi për media.
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...