Kida po vazhdon të jetë një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun.
Artistja së fundi ka paralajmëruar projektet e reja në mënyra të ndryshme dhe mjaft të veçanta, shkruan arbresh.info
Pas publikimit të një video, në të cilën shihen vetëm petalet e një lule të bardhë, së fundmi këngëtarja ka realizuar edhe një fotosesesion unik.
Kida shihet pa sytjena, e veshur me një kostum lëkure, xhaketë të shkurtër dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë, në të cilën në fokus ishte dekolteja e hapur, ndërsa shihet e rrethuar me lule të bardha.

“Lulja juaj e preferuar”, ka shkruar Kida.
As këtë herë nuk munguan komentet e shumta të fansave të saj, në fotot e publikuara në Instagram, ku ajo numëron mbi 1.8 milion ndjekës. /arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...