Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian është infektuar me Covid-19.
Në një video në YouTube, Khloe shfaqet duke folur rreth kësaj me një zë të ngjirur, transmeton portali arbresh.info
“Sapo zbulova se kam infektuar”, thotë ylli televiziv.
“Unë kam qenë duke qëndruar në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”.
Në video, krahas Khloe shfaqet edhe Kim duke thënë se po presin me pa dyshim për rezultatet e saj, për të parë nëse është prekur me COVID-19 apo jo.
Po kështu nëna e tyre, Kris Jenner, ka një frikë për vajzën e saj dhe thotë se po përpiqet të gjejë një mjek që mund të ndihmojë nënën e True.
Kardashian gjithashtu ka ndarë simptomat e saj, të cilat përfshinin të vjella, kollitje, dridhje si dhe dhimbje koke, duke shtuar se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme. /arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...