Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth por kujtimi i saj mbetet i gjallë në zemrat e familjarëve të saj. Mbreti Charles pritet të vazhdojë traditat e nënës së saj të ndjerë dhe të festojë Krishtlindjet me pjesën tjetër të familjes mbretërore.
Vitin e kaluar në Krishtlindje, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth në fjalimin e saj, indirekt i ishte referuar stërmbesës së saj, Lilibet-Diana. Deri atëherë, monarkia e ndjerë nuk e kishte takuar stërmbesën e saj, pasi vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle kishte lindur në SHBA. Takimi i parë i Lilibet me stërgjyshen e saj ishte qershorin e kaluar, kur e vogla ishte një vjeç, në festën e Jubileut të Platinumit.
Kështu në atë fjalim, ajo kishte folur me fjalët më të buta për anëtarët e rinj të familjes mbretërore, pikërisht Lilbet-Diana dhe djalin e Princeshës Eugenia, Augustin, vajzën e Princeshës Eugenia, Sienna dhe djalin e Zarës dhe Mike Tyndall, Lucas që lindën në vitin 2021.
Në mesazhin e saj ajo kishte thënë si më poshtë: “Ne të rriturit ndonjëherë nuk mund të gjejmë gëzim në gjërat e thjeshta, por fëmijët munden. Por për mua dhe familjen time, edhe nëse do të na mungojë një e qeshur e njohur këtë vit, këto Krishtlindje do të ketë gëzim dhe ne kemi mundësinë të shohim mrekullinë e festave përmes syve të fëmijëve të vegjël, disa prej të cilëve hynë në botë këtë vit”./abcnews.al
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira