Pas gafave në Kiev, portieri i Liverpool ngushëllohet me ish-in e Cristiano Ronaldos.
Pas gafave në finalen e Champions League, Loris Karius ka vendosur të relaksohet në Bora Bora. E sipas Bild, portieri i Liverpool, që do të kujtohet gjithnjë për dy gabimet e pabesueshme në Kiev, ka shkuar me pushime me të dashurën e re, Daniella Grace.
27-vjeçarja është bërë e famshme edhe si ish-e dashura e një tjetër lojtari, Cristiano Ronaldos, i cili në finalen e Kievit nuk arriti të shënonte në portën e Loris Karius, edhe sepse nuk ishte e nevojshme.
Shenja të veçanta të 27-vjeçares? E gjatë, bionde, e dobët. Thuajse e ngjashme me të dashurat e fundit që ka pasur Karius, si: Pamela Reif, Annelie Alpert apo Ianthe Rose.tch






24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin