Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup. Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.
Disa muaj më pas, Enca u detyrua të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish.
“Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është kthyer si më parë.
Kujtojmë se Enca dhe Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...