I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.
Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Ka qenë kënaqësi të shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.
Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e Serbi.
A pleasure to accompany @eucopresident Costa on his visit to Kosovo and Serbia. Good to see commitment to normalisation, reconciliation, good neighborly relations and a 🇪🇺 future for all citizens in the Western Balkans. pic.twitter.com/zsYAUVGkW7
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 4, 2026
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...