Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e panaireve ekonomike si AGROKOS dhe EXPOKOS, duke theksuar se ato prej më shumë se dy dekadash kanë shërbyer si platforma të rëndësishme për bashkimin e prodhuesve, bizneseve dhe investitorëve.
Sipas Kurtit, këto panaire luajnë rol të drejtpërdrejtë në promovimin e punës dhe potencialit ekonomik të vendit, si dhe në krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim mes sektorëve të ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
“AGROKOS dhe EXPOKOS prej më shumë se dy dekadash mbledhin prodhues, biznese dhe investitorë, për të prezantuar punën, prodhimin dhe potencialin ekonomik,” ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se zhvillimi i sektorëve kyç është thelbësor për rritjen ekonomike të vendit.
“Panaire si këto krijojnë hapësira për bashkëpunim, promovim të produkteve vendore dhe zgjerim të tregut,” u shpreh ai.
Kurti theksoi se bujqësia, industria, energjia dhe teknologjia mbeten shtylla të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke nënvizuar se rritja e prodhimit vendor sjell përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë.
“Bujqësia, industria, energjia dhe teknologjia janë shtylla të zhvillimit ekonomik. Sa më shumë prodhim vendor, aq më shumë vende pune, më shumë eksport dhe më shumë zhvillim për Kosovën,” tha Kurti./Arbresh.info/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...