Dua Lipa ditë më parë solli këngën më të re në bashkëpunim me Calvin Harrisin.
“One Kiss”, titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e kanë sjell pa video.
Por, duket se këngëtarja shqiptare ka filluar me xhirimet e klipit pas sukseseve që po arrin kënga me Harrisin.
Ajo përmes një mesazhi të ndarë në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar se është duke punuar në videon e këngës.
“One Kiss video”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja, që jeton dhe vepron në Londër.
Theksojmë se këngën e realizuar në fillim të muajit prill është dëgjuar mbi 32 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Dua gjatë verës së këtij viti do të mbajë një koncert në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.
https://www.instagram.com/p/Bh95SvYlS-z/?utm_source=ig_embed
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...