Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, i ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin të votojnë gjatë ditës së sotme në zgjedhjet afatmesme, duke e përkrahur kandidatin Beto O’Rourke për senat, emrin e së cilit e ka vendosur edhe në kapelë me të cilën është fotografuar.
“Po ndihem mirënjohëse për të gjithë ata që para meje kanë luftuar shumë për të na dhënë të drejtën që të kemi zë. Nuk mund ta ngrisim zërin rreth frustrimit dhe ankesave tona rreth gjërave të këqija pa votuar dhe pa e ushtruar forcën tonë për t’i bërë gjërat drejt. Ne kemi nevojë për ju. Të gjithë ne kemi nevojë për njëri tjetrin, sepse atëherë kur ne jemi vërtetë të bashkuar, jemi të pandalshëm. Ju dërgoj gjithë dashurinë dhe pozitivitetin në këtë ditë të lumtur votimi!”
“Secila votë ka vlerë. Secila racë ka rëndësi. Kudo” , ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bp2ua8uH3iS/?utm_source=ig_embed
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...