Fifi ka qenë pa dyshim një nga banoret më dinamike që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo ka shkaktuar shpesh herë trazira te banorët e tjerë me sjelljen e saj, por ka ditur edhe të kërkojë falje në momentin që ka gabuar në relacion me të tjerët.
Fifi në spektaklin e së martës ka marrë edhe një këshillë nga babai i saj, i cili është menduar nga produksioni si një befasi për të.
Me të hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, babai i këngëtares i ka thënë Fifit se duhet të jetë më shumë vetëvetja, praktikisht Fifi që ata njohin nga jashtë.
“Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njeriun. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah babë me disa sende. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste babë. Ti je çika ime, duhet me tregu vetveten”, i ka thënë ndër të tjerash babai kantautores së njohur.
Ndërkohë, babai e ka mbyllur bisedën me premtimin e vajzës së tij se do të jetë ajo vajza e tyre e mirë dhe e sjellshme që është nga jashtë.
“Ti duhesh me më premtu që do jesh Filloreta jem”, i thotë babai këngëtares, e cila i është përgjigjur me “të premtoj”.
Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajram
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...