Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi, ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re” në RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.
Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.
Moderatorja Arjola Shehu e pyeti Ava Max lidhur me faktin e bashkëpunimeve muzikore dhe një postim të Bebe Rexhës në Twitter, e cila shprehej se vajzat shqiptare, tashmë me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Ava Max, Bebe Rexha dhe Ava Max duhet të bëjnë një bashkëpunim:
Ava Max: Oh po, nuk e di, ende jemi në pritje të këtij bashkëpunimi. Por duhet të ndodhë patjetër. Është kaq bukur vërtet të shohësh kaq shumë vajza shqiptare që ja dalin mbanë në muzikë”, u shpreh Ava Max.
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...
SHBA-ja propozon ushtarakun Eric Wendt si ambasador në Shqip...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së n...
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...