Tashmë mund të klasifikohet pa frikë si një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila po bëhet e njohur ndërkombëtarisht.
Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja me origjinë nga Saranda, Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin “Che tempo che fa” ku performoi hitin e saj “Sweet but psycho ”.
Pas performancës Ava u pyet edhe për origjinën e saj, për të cilën u shpreh se është krenare që është shqiptare dhe që të gjithë njerëzit duhet të krenarë për atë që janë.
Gjithashtu ajo përshëndeti në gjuhën shqipe: “Hello shqiptarët, ju dua shumë faleminderit”.
Këngëtarja ceku pak peripecitë që familja e saj ka kaluar deri në ditët e sotme duke dhënë një mesazh të fortë vullneti dhe kurajoje në Rai. Së shpejti pritet që Ava të publikojë diskun e saj të parë.
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...