Një situatë e pazakontë është raportuar në Shkollën Fillore “Krajl Milotin” në Graçanicë, ku disa persona kanë tentuar të ushtrojnë të drejtën e votës duke paraqitur dokumente të lëshuara nga shteti i Serbisë.
Sipas komisionerit të KQZ-së, Gazmend Krasniqi, personat në fjalë nuk janë lejuar të votojnë, pasi dokumentet e paraqitura nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara për identifikim në procesin zgjedhor.
“Disa qytetarë tentuan të votojnë me dokumente të shtetit serb, por kjo nuk u lejua nga komisionerët në vendvotim”, ka deklaruar Krasniqi për Indeksonline.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime në qendrën e votimit, ndërsa autoritetet zgjedhore kanë theksuar se procesi po vazhdon normalisht dhe në përputhje me rregullat ligjore në fuqi. KQZ-ja ka bërë thirrje që të gjithë votuesit të paraqiten me dokumentet e vlefshme të identifikimit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe keqkuptimet gjatë procesit të votimit.
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...
DnV: Procesi i votimit i qetë, pjesëmarrja 12% deri në mesdi...
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë