Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit në të gjithë vendin po zhvillohet në mënyrë të qetë që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00.
Deri në orën 12:00, sipas DnV-së, pjesëmarrja në votime është rreth 12% (±0,4%), nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote. Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur në të njëjtën kohë pjesëmarrja ishte 13.7%, është shënuar një ulje e lehtë.
Sipas të dhënave, dalja më e lartë është regjistruar në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, mbi 24%, ndërsa Prishtina dhe Ferizaj kanë shënuar 13,2%. Dalja më e ulët raportohet në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës me rreth 9%.
DnV ka evidentuar edhe disa parregullsi gjatë procesit të votimit, përfshirë raste të votimit në qendra të gabuara, vështirësi në gjetjen e emrave në lista, votim me dokumente të pavlefshme, fotografim të votës dhe raste të votimit me asistencë jashtë rregullave.
Sa i përket votimit me asistencë, DnV raporton se deri në mesditë më pak se 0,1% e votuesve kanë votuar me asistencë, duke e vlerësuar si ulje të dukshme krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Megjithatë, janë evidentuar edhe raste të izoluara të mosrespektimit të procedurave zgjedhore në disa vendvotime./rtk
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...