Ajo është padyshim njëra ndër modelet më të suksesshme në industrinë e modelingut.
Bëhet fjalë për Agnesa Vuthaj, e cila përpos tipareve që komentohet, ka treguar se di të jetë edhe një biznesmene, shkruan portali arbresh.info
E kësaj radhe, meqenëse jemi pranë muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje, Agnesa tregon se i është bashkuar sfidës #iseeyouchallenge.
Në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, Agnesa ka postuar një fotografi të saj duke mbuluar një pjesë të fytyrës, në të cilën theksoi se gjatë pandemisë dhuna ka vazhduar të rritet edhe më shumë.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje!
Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale në të gjithë globin.
Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”. / arbresh.info/

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...