Një përdoruese në YouTube kohët e fundit ka ndarë një video të titulluar “Rritni gjinjtë në vetëm 5 ditë duke përdorur pastë dhëmbësh”.
Në video, ajo pretendon se përzierja e një kombinimi të pastës së dhëmbëve, miellit, bardhëve të vezëve dhe kastravecit do ndihmojë në rritjen e gjinjve, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tutorialit të përdorueses me nofkën “Naturalbeauty556”, pasta e dhëmbëve “ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe gjithashtu ndihmon në shtrëngimin e lëkurës”.
Megjithatë, skeptike në lidhje me funksionimin e kësaj metode është ekspertja e shëndetit të grave, Jennifer Wider.
“Kjo metodë mund të ofrojë ndjenjën e ngushtimit të gjinjve sapo pasta e dhëmbëve të thahet, por ajo ndjenjë shumë shpejt do zhduket, sapo të lahet pasta e dhmëbëve”, ka thënë ajo.
Shumica e grave nuk duhet të kenë efekte anësore nga kjo metodë, por disa mund të kenë acarim të lëkurës, dermatit apo skuqje lëkure të shkaktuar nga kontakti me substanca të caktuara (në këtë rast, me pastë dhëmbësh), thotë Wider.
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...