Sipas gazetës amerikane New York Times, një zyrtar i lartë i menaxhimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në këtë të mërkurë planifikon të autorizojë përdorimin e “remdesivir”, një ilaç eksperimental antivirus i testuar për të trajtuar pacientët e prekur nga Covid-19, transmeton arbresh.info.
Nga ana tjetër, kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences, ka bërë të ditur se gjate testimit të këtij ilaçi mbi personat e prekur me koronavirus, kanë marrë rezultate pozitive.
Remdesivir, është një nga ilaçet e provuara në trajtimin e personave të prekur me koronavirus. Përderisa shumë shtete të ndryshme po vazhdojnë punimet për të gjetur vaksinën e këtij virusi, spitalet po e përdorin këtë ilaç në trajtimin e pacientëve të prekur nga pandemia/arbresh.info/
Të gjitha lajmet për COVID-19, mund t’i gjeni këtu
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër