Këtë mëngjes në pjesën lindore të Kërçovës kanë shpërthyer zjarre të reja malore, të cilët akoma janë aktiv. Zjarret në pjesën veriore të cilët u përhapën mbrëmë, janë shuar tërësisht.
Nga Komuna e Kërçovës informojnë se shtabi lokal për kriza punon aktivisht, që të veprojnë në mënyrë sa më efikase. Sipas tyre, nëse paraqitet nevoja do të angazhohen edhe aeroplanë për shuarjen e zjarreve, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në këtë moment ekipet janë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarret”, tha zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, i cili apeloi tek qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve në hapësirë, pasi pasojat janë të mëdha.
Sipas Nasufit, fshatrat nga ky rajon nuk janë në rrezik.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...