Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, pas skandalit të madh me agjentin rus i cili në një video të publikuar nga RSE, shihet teksa i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se Vucic është duke pritur hetimin nga Agjencia Ushtarake e Inteligjencës, shkruan RTS.
Pasditen e sotme gjithashtu Vucic do të mbledh edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rus në Serbi.
Mbetet të shihet nëse një skandal i tillë do të tund raportet e mira që Serbia ka me Rusinë.
Një skandal i tillë në mediat serbe po raportohet si një tronditje për Aleksander Vucicin, dhe sipas asaj që raportohet atje, presidenti serb nuk do të kalojë aq lehtë nga një situatë e tillë.
http://www.rts.rs/page/stories/ci/story/1/politika/3744823/vucic-sa-bocan-harcenkom.html
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...