Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar dje me senatorin amerikan Ron Johnson.
Me këtë rast, Vuçiq theksoi se gjatë takimit ata diskutuan hapur për të gjitha çështjet politike, duke përfshirë, ndër të tjera edhe Kosovën.
“Asgjë nuk fshehim. Një nga gjërat e rëndësishme është Kosova , dialogu i brendshëm që zhvillohet në Serbi, dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës dhe se si dhe në çfarë mënyre të arsyeshme, të gjithë së bashku të kemi qasje në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat serbe.
“Këto diskutime nuk janë të lehta për vendin tonë, le të vetëm në bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare, pasi që shumica e vendeve kanë njohur pavarësinë e Kosovës “, tha Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...