Liderët e partive politike sot mblidhen tek presidenti Stevo Pendarovski.
Nga kabineti i Presidentit konfirmojnë se takimi do të mbahet sot në ora 13 dhe të ftuar janë liderët politik Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami dhe Thaçi. Pos tyre, ftesa kanë marrë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri, Oliver Spasovski.
Në komunikatë nuk potencohen temat që do të diskutohen por më herët Pendarovski kishte deklaruar se përveç për situatën aktuale me pandeminë, liderët do të bisedojnë edhe për datën eventuale të organizimit të zgjedhjeve.
LSDM-ja vlerëson se nuk janë të nevojshëm dy muaj për organizimin e tyre.
Megjithatë partitë politike mbeten me qëndrime të ndryshme për datën e zgjedhjeve të parakohshme./alsat
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...