Sot në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit deri tek Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kandidaturën e tij e ka paraqitur vetëm Blerim Reka, si kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita shqiptare, ndërsa këtë priten që ta bëjnë edhe dy kandidatët tjerë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.
Për zyrtarizimin e kandidaturave për president janë të nevojshme që kandidatët të dorëzojnë 10.000 nënshkrime ose 30 nënshkrime të deputetëve, me çka KSHZ në afat prej 48 orëve pas paraqitjeve, të konfirmojë kandidaturat. Nëse ka parregullsi, atëherë kandidaturat do të kthehen, ndërsa kandidati do të ketë afat prej 48 orëve që t’i largojë parregullsitë.
Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillon nga 1 prilli dhe do të zgjasë deri më 19 prill./telegrafi
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...