Në Mal të Zi, situata mbetet sërish e trazuar si pasojë e paralajmërimit të protestave të reja të Kishës ortodokse Serbe, të cilat që nga e diela do të mbahen nëpër disa qytete të vendit.
Ndërkohë policia e Ulqinit paraqiti padi ndaj kryepeshkopit të kishës për ndërtimin e një objekti fetar pa leje në fshatin Zogaj të Ulqinit. Kurse, zyrtarët malazezë nuk e përjashtojnë mundësin që në situatën kur cenohet qëndrueshmëria në vend të kërkojnë edhe ndihmën e NATO-s.
Në Mal të Zi situata mbetet sërish e trazuar si pasojë e nisjes së protestave nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila shpreh pakënaqësi me ligjin e fesë, që në dhjetor të vitit të kaluar u miratua në parlamentin malazez.
Kjo gjendje i ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet e Podgoricës dhe Beogradit, të cilat fajësojnë njëra tjetrën për situatën e krijuar.
Zyrtarët malazezë nuk e përjashtojnë mundësinë që në situatën kur cenohet qëndrueshmëria në vend të kërkojnë edhe ndihmën e NATO-s. Në një konferencë me gazetarë, ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq nuk e përjashtoi mundësinë që në rast nevoje të kërkohet ndihma e NATO-s.
“Besoj në marrëveshjet e qeta dhe politike midis dy vendeve, por nëse është nevoj në kuadër të NATO-s ka shumë mekanizma që mund të shfrytëzohen”, tha Darmanoviq.
Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq të martën qëndroi në Bruksel me rastin e trevjetorit të anëtarësimit në NATO ku u fol për sfidat e sigurisë në Mal të Zi dhe rajon.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vuri në dukje se anëtarësimi i Malit të zi në NATO është tejet i rëndësishëm për sigurinë por edhe për përparimin e këtij vendi.
Ndërkohë, Kisha ortodokse Serbe vazhdon të shkaktojë tensione në Mal të Zi duke provokuar edhe në mjediset me popullatë shumëfetare. Policia e Ulqinit, bëri të ditur se të enjten paraqiti padi penale ndaj kryepeshkopit të KOS-it në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të veprës penale të ndërtimit të objektit fetar pa leje ndërtimi, i cili është bërë pranë një manastiri në fshatin Zogaj të Ulqinit.
Një ditë më parë inspekcioni shembi objektin e ndërtuar pa leje, i cili sipas Ministrisë së Turizmit ishte në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinorë të Malit të Zi.
KOS e cilësoi si sulm të paramenduar në rrënimin dhe konfiskimin e pronës së saj dhe ka paralajmëruar protesta të reja për të dielën me 14 qershor në disa qytete të malit të Zi.
Këtë paralajmërim autoritetet malazeze e shohin si një sulm të ri ndaj shtetit dhe institucioneve të tij me pasoja për shëndetin e qytetarëve përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19.
Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet KOS dhe qeverisë së malit të Zi, për shkak të Ligjit për Lirinë Fetare që u miratua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. /VoA
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...