Profesoresha dhe kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanvoska Davkova në intervistë për gazetën “Veçer”, thotë se kundërkandidatët e saj nuk kanë problem me emrin e ri, por ajo ka.
Ajo ceku se i dërgon mesazhe elektoratit duke kërkuar drejtësi për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për mua më e rëndësishme krahas mbështetjes së OBRM-PDUKM-së e kam gjithë lirinë ta rregulloj fushatën, të kem program timin zgjedhor dhe të dërgoj mesazhe tek elektorati sipas kredibilitetit tim profesional dhe persona, dhe kjo është drejtësi për Maqedoninë”, thotë Siljanvoska Dakova.
Në pyetjen nëse është kandidate partiake apo mbipartiake ajo thoë se vlerëson mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, por e rëndësishme është të ketë liri gjatë fushatës zgjedhore.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...