Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në Sarandë të Shqipërisë, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.
Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta, shkruan A2CNN.
Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë mësohet se në spitalin e Sarandës ka shkuar i plagosur pas këtij sherri Aleksandër Muçodemi 18 vjeç.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...