Rreth 500 qytetarë të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë shtetërore për shkak të krizës që ka shkaktuar coronavirusi.
Shefi i Repartit për Ndihmë Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Gostivar, Sebajdin Izairi deklaroi se kërkuesit duhet të dorëzojnë edhe xhiro-llogarinë. Ai ju bëri apel që sa më shpejt t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në mënyrë që të bëhet sa më shpejt pagesa e mjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
personat që kanë kërkuar ndihmë, mund të marrin prej 4000 deri në 10.000 denarë, varësisht prej numrit të anëtarëve në familje. Ndihma minimale do të vërtetohet sipas të hyrave që anëtarët e familjes kanë realizuar gjatë muajit të kaluar.
Përdoruesit e kësaj të drejte mund të dërgojnë kërkesë për ndihmë prej 1000 denarëve për mbulim të shpenzimeve për energji të harxhuar elektrike për muajt prill dhe maj.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...