Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Trajektorja” u refuzua kërkesa e palës mbrojtëse për ndërrimin e trupit gjykues. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova tha se duhet të prezantohen prova materiale ku një pjesë janë audio inçizime.
Duke pas parasysh se inçizimet përmbajnë edhe një pjesë të bisedave private, Stefanova kërkoi tërheqjen e disa bisedave.
Në rastin “Trajektorja”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore, Lupço Georgievski./telegrafi
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...