Nëpërmjet një kumtese të PDSH-së thuhet se “pas zyrtarizimit dhe ratifikimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat euro-atlantike të NATO-s, Partia Demokratike Shqiptare, ka përuruar këtë ngjarje historike duke theksuar se shteti jonë e priste dhe meritoi këtë vendim”.
“Nga sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtarja e 30-të e plotfuqishme e organizatës më të fuqishme – NATO, e me këtë zgjidhen çështje shumë të rëndësishme për nga aspekti strategjik dhe gjeo-politik”, shpreh nga PDSH.
Nga kjo parti shtojnë se si PDSH e cila pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, përfundimisht realizoi qëllimin e kamotshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut të drejtohet drejt civilizimit perëndimor.
“Partia Demokratike Shqiptare, ashtu si deri tani, do të angazhohet edhe në të ardhmen për reforma të mirëfillta dhe eliminim të të gjitha dukurive negative brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...