Në Klubin e Deputetëve është realizuar takimi mes lideri të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të partive, si Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM dhe Azem Sadiki nga PDSH. Sadiki pas takimit deklaroi se Zaev i ka ftuar që të marrin pjesë në Qeveri dhe ata kanë pranuar. Njoftoi se janë formuar edhe grupet e punës.
“Kishim ftesë për takimin e sotëm dhe ishim bashkë delegacioni i partisë me kryetarin e partisë. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëheqjen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski”, deklaroi Sadiki.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...