Partia Demokratike Shqiptare përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s në Bruksel për dhënien e ftesës për anëtarësim të vendit në strukturën Verio-Atlantike.
Deklarata e Samitit të NATO-s në Bruksel për Siguri dhe Solidaritet Transatlantik qartë konfirmoi përcaktimin e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të plotë, përcaktim ky strategjik jo vetëm i PDSH-së por edhe i shqiptarëve.
“Implementimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që nënkupton realizimin e obligimeve të marra, vazhdon të ngel kusht për anëtarësim të vendit në NATO dhe PDSH-ja bashkë me faktorët tjerë do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që ky proces të përfundoj me sukses. PDSH vlerëson se anëtarësimi në NATO nuk ka alternative tjetër dhe falënderon faktorin ndërkombëtarë për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtij përcaktimi”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj