Pas pushimit trejavor të dimrit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot po kthehen në mësim – para pajisjeve TI-së ose në bankat shkollore, për të vazhduar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, modeli i kombinuar u krijua me sukses në gjysmëvjetorin e parë dhe për këtë arsye nuk do të ndryshojë në pjesën e dytë të vitit shkollor.
“Në gjysmëvjetorin e parë, sfida më e madhe ishte se si mësimdhënësit do të përballen me mësimin onlajn. Por kjo sfidë është kapërcyer dhe ne po vazhdojmë gjysmën e dytë të vitit duke ndjekur modelin tashmë të vendosur hibrid: onlajn, me prani fizike dhe ndjekjen e mësimit përmes televizionit”, tha ministrja Mila Carovska dy ditë më parë në një paraqitje televizive.
Vlerësimi i MASH është gjysmëvjetor i parë i suksesshëm – vijimi i mësimit sipas planit, vlerësimi në kohë, mbi 90 për qind e nxënësve në mësimin onlajn dhe më pak se 1 për qind e mësimdhënësve dhe nxënësve aktivë nga KOVID-19 në mësim me prani fizike./tv21
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun