Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, nuk u mbijetoi lëndimeve

15:13 | 6 Qershor 2026
E.K

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.”, tha ajo.