Pas denoncimit të kalimtarëve të rastit, policët kanë dërguar në spital një burrë 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte lënë pa ndjenja dhe me lëndime të dukshme.
Mjekët pasi i ofruan ndihmë mjekësore konstatuan se ka lëndime të rënda në kokë pas çka me automjet të spitalit e kanë dërguar në qendrën klinike në Shkup.
I lënduari A.A. pasi ndihmës së marrë mjekësore në spitalin e Tetovës, ka ardhur në vetëdije dhe është kontaktibil, pas çka ka deklaruar se fizikisht është sulmuar nga disa persona të panjohur dhe është goditur me mjet të fortë në kokë.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski tha se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...