Nga sot janë rihapur tarracat e kafeneve dhe restoranteve në Maqedoni

22:31 | 28 Prill 2021

Tarracat verore dhe oborret e objekteve gastronomike pas tre javësh janë hapur për klientët. Shumica e gastronomëve kanë hapur ambientet kurse të tjerët që i kanë rinovuar objektet, do t’i hapin për disa ditë. Objektet e kategorizuara për festime do të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë, por do të funksionojnë si objektet e tjera gastronomike, pa dasma, ditëlindje dhe festime tjera familjare. Gastronomët do të bisedojmë me autoritetet për këtë temë pas festave.

“Presim që të paktën në pjesën e hapur të tarracave të lejohen që të përdoren, tani nuk do t’i quaja ahengje por të organizohen ngjarje ku më shumë njerëz do të mund të vijnë në drekë dhe të shënojnë ndonjë aheng, natyrisht duke i respektuar të gjitha protokollet. ”

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, shumica e objekteve gastronomike u hapën, disa rinovoheshin ndërsa disa ishin ende të mbyllura, për shkak të muajit të Ramazanit, ku dhe ato do të hapen pas festave.

“Me hapjen e objekteve gastronomike, u kthye jeta në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Jo vetëm qytetarët e Maqedonisë, por edhe ata pak turistë të huaj që janë në kryeqytet vizituan çarshinë, për të pirë kafe, çaj ose për të ngrënë drekë, ose thjesht të shëtitën nëpër kalldrëmin e vjetër.”

Gastronomët thonë se në objektet e tyre është gjithçka e sigurt, duke respektuar masat nuk duhet të ketë vend për panik.

Objektet gastronomike nga sot deri më 15 maj, deri kur vlejnë masat më të fundit të qeverisë, kanë të drejtë të punojnë me klientë deri në orën 20:30. Masat nuk do të vlejnë për objektet gastronomike në aeroporte, por edhe në hotelet dhe objektet e tjera të akomodimit, për mysafirët që janë akomoduar në ato ambiente./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara